Ndalet rryma në sallën e gjyqit, pritej të fillonte seanca për rastin e 400 kg kokainë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është ndërprerë energjia elektrike.
Pas pak pritet të fillojë seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin e 400 kilogramë kokainë: Izet Sheqiri, Kadri Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyçi prokuroria po akuzohen se përmes kompanisë “MC FOOD” kishin lidhur marrëveshje me një kompani “SEARA”, për importin e produkteve të mishit të pulës së ngrirë, por sipas prokurorisë në to ishin vendosur substanca narkotike.
Në këtë seancë do të japë dëshminë e tij Izet Sheqiri, pronar i kompanisë “MC FOOD”.
Pesë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale të cilat po u vihen në barrë nga prokuroria, ndërsa i akuzuari Izet Sheqiri kishte thënë se ndihet fajtor vetëm për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Sipas aktakuzës të akuzuarit përmes bashkëpunimit me persona nga shteti i Brazilit duke shfrytëzuar kompaninë “MC Food” kanë lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA”, për importimin e produkteve të pulës së ngrirë dhe në brendi të pakove është vendosur substancë narkotike.
Kjo substancë e llojit kokainë u gjet më 17.05.2021, në sasi prej 400 kilogramësh.