Soni Malaj feston ditëlindjen, kaq vjet mbushi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, sot po feston një ditë shumë të veçantë, ditëlindjen e saj të 44-të.
E dashur nga publiku për talentin, energjinë dhe stilin e saj unik, Soni prej vitesh ka qenë një nga emrat më të spikatur të skenës muzikore shqiptare.
Në këtë ditë të rëndësishme, ajo ka marrë me dhjetëra urime nga kolegë, miq e fansa, të cilët i kanë uruar shëndet, lumturi dhe suksese të tjera në jetë dhe në karrierë.
Edhe pse ka kaluar shumë vjet në skenë, Soni vazhdon të ruajë sharmin që e kanë bërë një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar./IndeksOnline/