“Baci” heq dorë nga politika, e lë AKR-në

Kryetari i deritashëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e tij si i pari i partisë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar ish-sekretari i partisë, Vesel Makolli.
Makolli konfirmoi këtë vendim të Pacollit, duke thënë se arsyeja ka të bëjë me angazhimet e tij.
Makolli po ashtu bëri me dije se anëtarët dhe kryesia e partisë janë njoftuar tashmë e një muaj për këtë gjë.
Deri në rizgjedhje të një kryetari të partisë, AKR-ja do të ketë në krye Vesel Makollin, si ushtrues detyre.