Paralajmërohet një stuhi e madhe në Holandë, ndryshon orari i dy ndeshjeve

Dy ndeshje të planifikuara për sot në kompeticionet evropiane në Holandë janë shtyrë për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për mot të keq duke filluar nga ora 14:00, me ardhjen e stuhisë “Benjamin”, e cila pritet të sjellë erëra të forta dhe reshje intensive.
Për këtë arsye, UEFA-ja ka vendosur të modifikojë oraret e fillimit të dy takimeve “për të garantuar sigurinë” e lojtarëve dhe tifozëve. Ndeshja Feyenoord – Panathinaikos, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Evropës dhe e planifikuar fillimisht për në orën 18:45 në Roterdam, do të zhvillohet tani në orën 16:30.
Ndërkohë, sfida e AZ Alkmaar – Slovan Bratislava, pjesë e Ligës së Konferencës, është zhvendosur nga ora 21:00 në 18:45.
Vendimi është marrë në koordinim me autoritetet vendase dhe sinoptikanët, të cilët kanë paralajmëruar për rreziqe në udhëtim dhe grumbullime njerëzish gjatë periudhës së stuhisë.