Gjendje alarmante në rajonin e Ferizajt, për më pak se një javë kapen 4 shoferë, duke ngarë makinat 100 km/h më shumë seç lejohet

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për komunikacionin rrugor për rajonin e Ferizajt dhe stacioni policor në Shtime, për një periudhë prej 6 ditësh, nga 17 tetori deri më 23 tetor, kanë hasur në pesë persona të cilët kanë shkelur në mënyrë brutale kufizimet e shpejtësisë në disa prej rrugëve të këtij rajoni.
Katër prej tyre janë nga mosha 21 deri në 23 vjeç, derisa shoferi i katërt është i moshës 40-vjeçare.
Më 17 tetor 2025, në rrugën “Rexhep Bislimi”, policia njofton se një shofer 21-vjeçar është kapur duke lëvizur me 117 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Ai nuk i është bindur as urdhrit të policisë për dalje dhe më 22 tetor është gjobitur 800 euro.
Po ashtu më 23 tetor 2025, në rrugën “Brahim Ademi”, një shofer 22- vjeçar u kap me 143 km/h në zonën me kufizim 50 km/h. Ndaj tij është shqiptuar 400 € gjobë, 4 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 9 muaj.
Ndërkohë në fshatin Babush, një shofer 40 vjeç është ndalur pasi po lëvizte me shpejtësi 161 km/h dhe rezultoi me 0.85 promila alkool . I njëjti është ndëshkuar me 500 € gjobë, 5 pikë negative dhe ndalim patente për 6 muaj.
Në Shtime, në rrugën “Adem Jashari “, më 21 tetor 2025, një shofer 23-vjeçar është kapur duke lëvizur me shpejtësi 126 km/h në zonën me kufizim 50 km/h. Ai është ndëshkuar me 300 € gjobë, 3 pikë negative dhe heqje patente për 3 muaj.
Ndërsa më 23.10.2025, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, një shofere 23- vjeçare me masë mbrojtëse aktive u ndëshkua me 500 € gjobë, 5 pikë negative, vazhdim të masës edhe për 6 muaj dhe iu sekuestrua automjeti.