75 Mall Live Search
15:46 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / A

“Nëse rri me të do të jem e vdekur”, detaje nga vrasja e 29 vjeçares shqiptare në Kanada

Savannah Kulla, një 29 vjeçare me origjinë shqiptare u vra nga ish-bashkëshorti i saj dy ditë më parë.

Ngjarja tragjike ka tronditur Kanadanë ditën e martë.

Rasti i rëndë u trajtua edhe sot në emisionin Kosova Today, në Klan Kosova.

Gazetari Faton Mehmeti, zbuloi detaje shtesë nga krimi makabër.

Mehmeti përmendi deklarimin që viktima i kishte thënë nënës së saj.

“Nëse unë rri me të, unë do të jem e vdekur”, i kishte thënë Savannah nënës, deklaroi gazetari Mehmeti.

Për më shumë ndiqni deklarimin e Mehmetit.