75 Mall Live Search
15:51 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / Z S

Apeli i GjKKO-së nuk pranon ankimimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në qeli ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Sipas burimeve të A2CNN, Apeli i GjKKO-së vendosi mospranimin e ankimimit që kishte bërë Meta, ç’ka rrjedhimisht bën që ish-presidenti të mbetet në qeli.

Kujtojmë se Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GjKKO-së vendimin e datës 13 gusht, kur Gjykata e Posaçme e la në burg të njëjtin.

Gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela, më 13 gusht e konsideroi të pabazuar kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar dhe për këtë arsye ish-Presidenti vijon të mbahet si i paraburgosur në burgun 313./Indeksonline/