Tre vite pa marrëdhënie intime, Khloe tregon arsyen habitëse!
Khloé Kardashian nuk ka hezituar të flasë hapur për jetën e saj private — apo më saktë, për mungesën e saj.
Gjatë premierës së sezonit të 7-të të reality show-t “The Kardashians”, 40-vjeçarja bëri një rrëfim të sinqertë, pasi Simon Huck — mik i familjes dhe bashkëpunëtor i Kourtney-t, përmendi faktin se modelja Julia Fox nuk ka pasur marrëdhënie seksuale për katër vite.
Në atë moment, Khloé pranoi me sinqeritet:
“Unë nuk kam bërë seks për më shumë se tre vite.”
Simon u habit nga përgjigjja e saj, duke e pyetur nëse ajo po takohej me dikë apo kishte ndonjë person në mesazhe, por Khloé e mohoi kategorikisht:
“Jo. Nuk po takohem me askënd. Nuk kam as numrin e ndonjë personi në telefon.”
Shoqja e saj e ngushtë, Malika Haqq, tha se Simon mbeti “në shok” nga zbulimi, sidomos kur Khloé shtoi:
“As ‘nude’ nuk kam.”
Në një intervistë me producentët, motra e saj Kourtney komentoi zgjedhjen e Khloé-s për të qëndruar beqare:
“Mendoj që kur ke fëmijë të vegjël, nëse nuk ka dikë që ia vlen, përqendrohu te fëmijët.”
Ndërsa Kim përpiqet ta nxisë motrën të dalë e të njohë dikë, Kourtney shtoi me humor:
“Jo, le të rrijë ashtu, mjaft më.”
Në të njëjtin episod, Khloé tregoi se po e shijon shumë këtë periudhë të jetës:
“E dua të qenit 40-vjeçare. Është fantastike. Kam lexuar një citat që thoshte: ‘Pse je kaq e lumtur?’ dhe dikush përgjigjej: ‘Sepse s’jam në lidhje.’ Dhe mendoj se kjo më përfaqëson plotësisht tani.”
Khloé theksoi se dëshiron të qëndrojë beqare për sa kohë që fëmijët e saj janë ende të vegjël:
“Fëmijët e mi janë përparësia ime më e madhe. Nuk më intereson të dal në takime. Nuk e di çfarë do ndodhë vitin tjetër, por tani për tani, nuk më intereson. Dua të përqendrohem vetëm te fëmijët e mi. Është gjëja më e zgjuar për momentin.”
Khloé dhe Tristan kanë pasur një marrëdhënie të ndërlikuar nga viti 2016 deri në 2021, ndërsa më parë ajo ishte e martuar me basketbollistin Lamar Odom (2009–2016). Prej ndarjes me Tristanin, Khloé nuk është lidhur me askënd tjetër dhe duket se është më e lumtur se kurrë me zgjedhjen e saj për të qëndruar single.

