75 Mall Live Search
08:08 / E Premte, 24 Tetor 2025 / G T

Gazetari i drejtohet Lamine Yamalit “A vjedh Real Madridi?”, kjo ishte përgjigja e yllit të Barcelonës

Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal ishte mysafir special në emisionin sportiv të menaxhuar nga “Kings League Spain”.

Një pyetje interesante mori futbollisti spanjoll, që ka të bëjë me rivalin, Real Madridi.

Gazetari Ibai Llanos e pyeti se “a vjedh Real Madridi?” – kjo ishte përgjigja e lojtarit katalunas.

“Po, ata vjedhin dhe pastaj ankohen. Kjo është ajo që bëjnë”, u shpreh Lamine Yamal.

Kujtojmë që të dielen zhvillohet “El Clasico” i parë i sezonit 2025/26./Indeksonline/