75 Mall Live Search
08:26 / E Premte, 24 Tetor 2025 / Z S

Thaçi: Beteja kryesore në zgjedhjet lokale ishte mes Ahmetit dhe Mexhitit

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka thënë beteja kryesore në zgjedhjet lokale ka qenë mes kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit dhe Izet Mexhitit nga VLEN-i.

Ai ka thënë se këtë betejë e fitoi Mexhiti.

Thaçi në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, ka thënë se fajtori për nxitjen e tensioneve në fushatë ka qenë Ali Ahmeti.

“Beteja e këtyre zgjedhjeve ka qenë mes z. Mexhiti dhe z. Ahmeti dhe z. Mexhtiti e fitoi këtë betejë. Si, ku?. Mund të jem i anshëm. Çështja e dytë, maqedonasit janë unikë, po edhe të mos jenë, i bëjnë institucionet. Te shqiptarët kjo nuk funksionon”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet të bashkohen rreth një qëndrimi të përbashkët, që sipas tij, kjo është shumë e vështirë.