75 Mall Live Search
08:42 / E Premte, 24 Tetor 2025 / G T

Nisje pozitive e Dritës në Conference League, ja sa para ka grumbulluar deri tani

Skuadra e Drtiës mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Omonias në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje e vlefshme për xhiron e dytë në UEFA Conference League.

Çdo rezultat pozitiv në këtë kompeticion paguhet dhe kështu skuadra nga Superliga e Kosovës në dy ndeshjet e para ka grumbulluar rreth 266 mijë euro, shkruan Indeksonline

Drita në ndeshjen e parë barazoi ndaj KuPS-it, kurse mbrëmë ndaj ekipit qipriot.

Barazimet në UEFA Conference League kanë vlerën e 133 mijë eurove, kurse fitoret 400 mijë euro.

Ekipi kosovar ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Shelbourne, më 6 nëntor./Indeksonline/

May be an image of football, soccer and text