75 Mall Live Search
08:46 / E Premte, 24 Tetor 2025 / Z S

Sekuestrohet një pistoletë e mbi 100 fishekë në Gjakovë, arrestohet një person

Është arrestuar dje në Gjakovë një person.

Kjo pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë, 92 fishekë dhe 10 fishekë me gaz.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.