75 Mall Live Search
09:03 / E Premte, 24 Tetor 2025 / S Z

Gjendet marihuanë gjatë pastrimit të një shtëpize në Pejë

Në Pejë, pasditen e së enjtes, gjatë pastrimit të një shtëpize është hasur një qese me substancë të dyshuar narkotike.

Policia përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar rreth 85.6 gramë marihuanë.

 Është raportuar se gjatë pastrimit të një shtëpize është hasur një qese me substancë të dyshuar narkotike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore me ç’rast kanë konfiskuar 85.6 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/.