75 Mall Live Search
10:59 / E Premte, 24 Tetor 2025 / Z S

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet. Policia njofton se ka vënë në pranga autorin një 51-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet se 48-vjeçari i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, dje, pas marrjes së njoftimit se në “Rrugën e Dibrës”, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi R. L., 51 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen. Materialet procedurale iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.