75 Mall Live Search
23:05 / E Premte, 24 Tetor 2025 / F.R

Ndahet nga jeta Dr. Hasan Kutllovci

Është ndarë nga jeta Dr. Hasan Kutllovci. I ndjeri ka punuar mjek në Institutin e Mjekësisë së Punës në Komunën e Obiliqit.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur djali i tij, kardiokirurgu Arbër Kutllovci.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, kolegët dhe dashamirët se më 24.10.2025 ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare më i dashuri ynë, Dr. Hasan Kutllovci”, thuhet në njoftim.

Familja Kutllovci do të presë për vizita ngushëllimi më 25, 26 dhe 27 tetor 2025, nga ora 09:00 deri në 17:00, në ambientet e Hotelit “Grand” në Prishtinë.