75 Mall Live Search
10:17 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / F.R

Ndalohen dy shtetas të Serbisë në Kamenicë, hynë ilegalisht në Kosovë

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, pasi dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e organeve të rendit, në automjetin me të cilin po udhëtonin të dyshuarit, u gjet një aspirator kuzhine, e cila është sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor.

“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj  shtetas të Serbisë, pasi që me automjete kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjet i është gjetur një aspirator kuzhine, e cila është sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.