75 Mall Live Search
10:38 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / F.R

Arrestohet llapjani, i kapen 18 bimë kanabis në shtëpi

Një person është arrestuar në Gërdoc të Podujevës pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar 18 bimë të mbjella të kanabisit dhe 987.2 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Gërdoc, Podujevë  24.10.2025 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar 18 bimë të mbjella të llojit kanabis dhe 987.2 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.