SHBA-ja autorizon personelin jo-emergjent të largohet nga Mali
Departamenti Amerikan i Shtetit ka autorizuar mbrëmë largimin e personelit jo-emergjent të qeverisë amerikane dhe anëtarëve të familjes nga Mali.
Kjo për shkak të rreziqeve të sigurisë në shtetin e Afrikës Perëndimore, shkruan Reuters.
“Qeveria Amerikane nuk mund të ofrojë shërbime rutinë ose emergjente për qytetarët amerikanë jashtë Bamakos për shkak të rreziqeve të sigurisë”, tha departamenti i Shtetit, në një deklaratë.
Niveli i këshillës së udhëtimit për Malin u mbajt në nivelin 4, ose “mos udhëtoni”.

