75 Mall Live Search
08:21 / E Diele, 26 Tetor 2025 / Burim

Ndalohet qarkullimi i mjeteve nga Greqia në Shqipëri, zbulohet arsyeja

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se nesër, nga ora 06:00 deri në 10:00 të mëngjesit, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Lajmi është bërë i ditur përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit në Kakavijë, pas njoftimit zyrtar nga Policia Kufitare Greke.

Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe si dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore, thuhet në njoftim.

Policia Kufitare e Kakavijës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke këshilluar planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës, për të shmangur pritjet dhe pengesat në qarkullim.