Daut Haradinaj paralajmëron skenarin: Mund të shkohet në votim të fshehtë
Deputeti i zgjedhur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se edhe pse nuk beson se “do të ketë zgjidhje” për të formuar një qeveri të re sot, kjo gjë mbetet të shihet sot gjatë seancës.
Por, ai shtoi se edhe nëse do të arrihen numrat për të formuar qeverinë e re, “ kjo do të jetë një qeveri e pazareve e jo e programeve”.
“Nëse kanë arritur gjatë natës me pazare individuale, atëherë mbetet të shihet. Sa kam informata, do të tentohet me votim të fshehtë”, tha Haradinaj.
Ai aludoi në deklarimet që kanë bërë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje më parë se do të tentojnë të sigurojnë 61 votat e nevojshme përmes marrëveshje individuale me deputetë.

