Murati – deputetëve: Duhet të ketë qeveri Kurti, votoni leni anash inatet politike
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka deklaruar se mbështesin qeverinë e re, pasi zgjedhjet janë opsioni më i keq të cilën nuk e duan.
Murati pas fjalimit të mandatarit, i cili propozoi kabinetin e ri, tha se është më rëndësi të ketë qeveri për ta kaluar së pari sfidën për buxhetin dhe pastaj edhe marrëveshjet ndërkombëtare.
“Ne e mbështesim një qeveri të tillë sepse zgjedhjet janë opsioni më i keq, janë opsioni që ne nuk e preferojmë, prandaj bëj thirrje të të gjithë deputetët që t’i thirrin arsyes dhe të lënë anash inatet politike në mënyrë që t’i japim vendin një qeveri pas sa e sa muajsh”, tha ai.
Lëvizjes Vetëvendosje, kryetar i së cilës është Kurti, i duhen së paku edhe pesë vota që të sigurojë minimumin e nevojshëm prej 61 sosh për votimin e suksesshëm të qeverisë së re.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, kjo parti ka siguruar 48 deputetë në Kuvend, ndërkaq përkrahje ka siguruar edhe nga tetë deputetë të komuniteteve jo shumicë.
Para fillimit të seancës së sotme, përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate deklaruan se nuk do të votojnë për qeverinë Kurti III.

