75 Mall Live Search
12:05 / E Diele, 26 Tetor 2025 / BA

Abdixhiku – VV-së: Na keni thënë numrat i kemi, na keni bllokuar për 8 muaj

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se LDK nuk do të dëgjojë asnjë debat, duke potencuar se Kurti kishte thënë se i ka votat, tani le ta formojë qeverinë.

“LDK nuk sheh asnjë kuptim në debat sot kur mandatari në fillim e pranon që nuk ka shumicë dhe nga ky këtu rrjedh logjika bazike e seancës së sotme se këtu nuk po votojmë një ligj të zakonshëm, sot këtu do duhej të lindte vetë thelbi i vetë demokracisë, pra mazhoranca politike. Dhe nga mazhoranca më pas dalin dhe vendimet madhore për Republkën e Kosovës”, tha ai.

“Dëgjuam në vend të ekspozesë një përmbledhje pune bukur fiktive që kemi kryer në legjislaturën e kaluar. Tani jemi në legjislaturën e re, tani së paku duhet të kihsim minimalisht dinjitet dhe dinjiteti na vjen në formë burrërore të pranojë se i kam ose s’i kam numrat”, tha ai.

“LDK nuk do të dëgjojë asnjë debat, na keni thënë numrat i kemi, na keni bllokuar për 8 muaj një shtet të tërë, urdhëroni mateni vetën me numra demokratikë. Çdo arsyetim tjetër, është dërgesë drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, tek të cilat po shkojmë si duket të gjithë”, tha ai.