75 Mall Live Search
12:39 / E Diele, 26 Tetor 2025 / L A

Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi ndeshen bashkë për të bronztën në European Open Sarajeva 2025

Medalja e bronztë e “European Open Sarajeva 2025” do t’i shkojë Kosovës.

Kjo pasi që dy xhudistet kosovare, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi do të përballen kundër njëra tjetrës.

“Flaka në xhiron e parë mposhti me Ippon garuesen, Aysenur Karadag nga Turqia. Kurse në çerekfinale humbi me Ippon nga Chelsie Giles nga Britania e Madhe. Në repasazh Flaka mundi me Ippon, Lanina Solley nga Britania e Madhe.

Fatjona në xhiron e parë mposhti me Yuko, Laura Kallinger nga Austria. Kurse në çerekfinale ajo mposhti me Yuko, Andjela Samardzic nga Bosnja dhe Hercegovina. Në gjysmëfinale Fatjona humbi me Ippon nga Nika Tomc nga Slovenia. Në ndeshjen për medalje të bronztë Flaka dhe Fatjona do të ndeshen së bashku”

Shumë suksese vajzave të Kosovës!, shkroi Federata e Xhudos së Kosovës në “Facebook”./IndeksOnline/