75 Mall Live Search
13:50 / E Diele, 26 Tetor 2025 / Burim

Bislimi, Hajdari, Nagavci..: Ministrat që nuk u propozuan për kabinetin e ri qeveritar

Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime, koalicioni Vetëvendosje–Guxo–Alternativa mbeti larg shumicës së thjeshtë prej 61 deputetësh, të nevojshme për të formuar Qeverinë “Kurti 3”.

Në prezantimin e emrave të kabinetit qeveritar, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, solli jo pak risi. Emra të njohur, me pozita të rëndësishme në qeverinë Kurti 2 si Besnik Bislimi, u lanë jashtë kabinetit të ardhshëm.

Bislimi, ndonëse zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti 2, kësaj radhe u përjashtua nga lista e kabinetit qeverisës, ndërsa në vend të tij u propozua numri dy i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili njëkohësisht u caktua për pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme.

Rozeta Hajdari, ish-ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, po ashtu nuk u përfshi në përbërje, pasi kjo ministri u integrua në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, pozitë për të cilën u nominua Mimoza Kusari-Lila.

Arbërie Nagavci, ish-ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, gjithashtu nuk u rikthye në kabinet; në vend të saj u propozua Avni Zogiani.

Lëvizje e çuditshme nga Kurti u bë edhe më përfshirjen në kabinet qeverisës të emrit të Dimal Bashës në pozitën e Ministrit të Infrastrukturës — vetëm pak javë më parë i zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës.Një ministri e re e prezantuar nga Kurti ishte ajo për Familje dhe Mirëqenie Sociale, e cila iu besua Andin Hotit.

Pozitë e re u propozua edhe për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, ku kandidat është aktori i njohur Fatmir Spahiu.Për Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kurti e propozoi Fitore Pacollin, e cila më parë nuk kishte mbajtur post ministror në Qeverinë Kurti 2.

Ndërkohë, Donika Gërvalla, deri tani ministre e Punëve të Jashtme, u propozua për të marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, në vend të Albulena Haxhiut.

Emrat e prezantuar nga Kurti:

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme: Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër dhe minstër për Çështje të pPkicave: Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin HotiMinistër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci

Ministër i Brendshëm: Xhelal SveçlaMinistër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulzim Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë: Arben VitiaMinistër i Arsimit dhe Shkencës: Avni Zogiani

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir SpahiuMinistër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal: Sejnur Veshall