75 Mall Live Search
14:25 / E Diele, 26 Tetor 2025 / Burim

Deda: Nëntë muaj u humbën për të ardhur aty ku dihej prej 10 shkurtit – te 56 votat

Analisti politik Ilir Deda ka reaguar pas dështimit të kabinetit të propozuar nga Albin Kurti për të marrë shumicën në Kuvend, duke theksuar se epilogu ishte i ditur prej 10 shkurtit.

Deda vlerësoi se vendi tashmë po shkon drejt një cikli të ri zgjedhor, ndërsa shoqëria kosovare, sipas tij, nuk po arrin të vendosë ndëshkimi racional ndaj politikës.

Postimi:

Nëntë muaj u humbën që të mbrrihej aty ku dihej se ishte prej 10 shkurtit – në 56 vota në Kuvend.

Kujt ja pat gjithë ky vend borxh të humb kaq shumë për lojërat e këtyre që fitoren e shndërruan në humbje?

“Ne do të qeverisim vet!”. Në ëndrra.

Përgjegjësi, normal, që askush nuk do të mbanë.Dhe kështu shkojmë drejt zgjedhjeve të reja.

Në vende me shoqëri politike racionale, ndëshkimi politik kishte me qenë i pritshëm. Në Kosovë, për fat të keq, do të funksionoj inati.

Zgjedhjet e reja, megjithate, duhet të jenë për dhënie të llogarisë dhe drejtim të ri. Dhe me kurrfarë propagande nuk mund t’i iket kësaj.