75 Mall Live Search
16:06 / E Diele, 26 Tetor 2025 / F.R

Një metër dru kushton 60-70 euro në Prishtinë

Qytetarët po ballafaqohen me rritje të çmimeve, një prej tyre është edhe ajo për dru. Teksa po hyjmë në muajt e dimrit, një metër dru në Prishtinë po varion nga 60 deri në 70 euro. Këto shifra i kanë bërë të ditur tregtarët e drunjve për Eo prapa kamerave.

Ky çmim është më i lartë sesa vitin paraprak, ku një metër dru ka kushtuar 50, 55 apo edhe 60 euro.

Ndërsa në 2023 ishte shënuar rekord i çmimit të druve, kjo për shkak të mungesës që ishte paralajmëruar për energjinë elektrike. Nga korriku e deri në fund të 2023 një metër dru kushtonte 70 euro.