Celina “detyroi” kundërshtarin të shënonte në portën e vet!
Skuadra e AIK-ut ka barazuar 2:2 ndaj Hackenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në elitën e futbollit suedez.
Paraqitje pozitive bëri mesfushori i Kosovës, Bersant Celina, shkruan Indeksonline
Madje, lojtari kosovar e “detyroi” mbrojtësin kundërshtar të shënonte autogol.
Ishte Lundkvist që shënoi në portën e tij pas një topi të futur në zonë nga vet Bersant Celina.
Celina luajti deri në minutën e 85’të dhe më pas u zëvendësua nga Ayari./Indeksonline/

