75 Mall Live Search
08:52 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / SH

Arrestohet në vendin e punës, prokurori Beqë Shala

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.SH. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

I dyshuari Beqë Shala, prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e procedurës penale dhe ligjet në fuqi./Indeksonline/