Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga ambientet e jashtme të Kuvendit paralajmëroi se aksioni i opozitës do të radikalizohet përmes protestave.
Sipas kreut të opozitës, ministrat dhe deputetët socialistë janë të trembur, ndërsa PD-ja sheh protestat si zgjidhje që situata të mos degradojë.
“Natyrisht ne jemi opozitë. Partia Socialiste ka frikë të tmerrshme, deputetët dhe ministrat e saj kanë frikë të tmerrshme nga vetja e tyre. Absolutisht do ketë protesta se pa protesta situata vijon të degradojë gjithnjë e më shumë”, tha Berisha./Indeksonline/

