Shtetet federale gjermane po kërkojnë heqjen e ndalimit të automjeteve me benzinë dhe naftë në Evropë
Një rishikim i rregulloreve do të jetë në agjendë para fundit të këtij viti. Prodhuesit e makinave po bëjnë gjithashtu presion për heqjen e ndalimit të rreptë.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, po bën presion në Bruksel për heqjen e ndalimit, duke këmbëngulur se tregjet kanë nevojë për më shumë kohë për t’u përshtatur me automjetet elektrike. Megjithatë, Socialdemokratët, partneri pakicë i konservatorëve të Merz-it, nuk e mbështesin kërkesën dhe Qeveria gjermane ende nuk ka dalë me një qëndrim të unifikuar.
Kryeministrat e shteteve federale theksuan se lëvizshmëria elektrike është teknologjia e së ardhmes.
Kryeministrat e 16 shteteve gjermane i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të rishqyrtojë vendimin e tij për të ndaluar shitjen e automjeteve të reja me lëndë djegëse fosile nga viti 2035, raporton agjencia gjermane e lajmeve.
BE-ja e prezantoi ligjin tre vjet më parë në një përpjekje për të frenuar emetimet e gazrave që kontribuojnë në ngrohjen globale.
Një rishikim i rregulloreve do të jetë në agjendë para fundit të këtij viti. Prodhuesit e makinave po bëjnë gjithashtu presion për heqjen e ndalimit të rreptë.
Kancelari gjerman Friedrich Merz po bën presion në Bruksel për heqjen e ndalimit, duke këmbëngulur se tregjet kanë nevojë për më shumë kohë për t’u përshtatur me automjetet elektrike.
Megjithatë, Socialdemokratët, partneri pakicë i konservatorëve të Merz-it, nuk e mbështesin kërkesën dhe Qeveria gjermane ende nuk ka dalë me një qëndrim të unifikuar.
Kryeministrat e shteteve federale theksuan se lëvizshmëria elektrike është teknologjia e së ardhmes./Indeksonline/

