Grabitja e gushtit në Pejë, arrestohen dy persona
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 08.08.2025, rreth orës 06:20, është njoftuar se nё rrugën “Besnik Lajqi”, ka ndodhur një grabitje.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje viktima ka deklaruar se derisa ishte duke ecur ёshtё sulmuar nga tre persona tё cilёt i kanё shkaktuar lëndime trupore dhe tё njëjtit ia kanё grabitur telefonin celular dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur.
Pas një pune intensive, me datën 27.10.2025, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona tё dyshuar, ku tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit në prezencёn e avokatёve mbrojtёs dhe punёtorit tё Qendrёs pёr Punё Sociale.
Pas intervistimit, tё dyshuarit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit lirohen nё procedurё tё rregullt.

