Prince Caffe me sukses të ri, nga Amazoni amerikan drejt çdo familjeje në botë
Në një hap historik për industrinë kosovare të eksporteve, Prince Caffe, brendi ikonik i kafesë nga Devolli Corporation, ka forcuar praninë e saj në tregun amerikan duke zgjeruar shitjet në platformën globale Amazon.
Ky zhvillim shënon një pikë kthese për eksportin e produkteve tradicionale kosovare drejt konsumatorëve në të gjithë SHBA-në, duke e bërë të disponueshme kafenë turke premium dhe variantet e saj për mijëra klientë online.
Hyrja në Amazon shfrytëzon rritjen e tregut online të kafesë, ku konsumatorët amerikanë dhe nga mbarë bota mund të blejnë produktet e Prince Caffe.
Prince Caffe, e themeluar në vitin 2002 në Pejë nga Devolli Corporation, ka evoluar nga një prodhues lokal në një fuqi rajonale dhe ndërkombëtare.
Nga fabrika moderne në Pejë, me kapacitet 40,000 tonë në vit, Prince eksporton tashmë në mbi 20 vende dhe shërben 350,000 klientë në muaj.
LINKU: https://www.amazon.com/dp/B0FPMTQDRX?th=1

