75 Mall Live Search
22:35 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / Burim

Fshesë të Man United, Amorimi merr vendim për largimin e dy yjeve në merkaton e dimrit

Raportohet se Ruben Amorim ka marrë vendim për të ardhmen e dy yjeve të Manchester United pas fitores së “Red Devils” ndaj Brighton & Hove Albion.

Të shtunën, United konfirmoi formën e mirë pas fitoreve ndaj Sunderland dhe Liverpool, duke mundur Brighton me rezultat 4-2 në Premierligë.

Dy gola të Bryan Mbeumo, plus gola nga Matheus Cunha dhe Casemiro, siguruan një fitore të rëndësishme në “Old Trafford”.

Pas kësaj fitoreje, Unitedi renditet i gjashti në tabelën e Premierligës, një pikë përpara kampionit, Liverpoolit, i cili ka pësuar katër humbje radhazi në ligë.

Vetëm pak ditë pas fitores ndaj Brighton, raportohet se Amorim ka marrë vendim për të ardhmen e Joshua Zirkzee dhe Kobbie Mainoo.

Mainoo, 20-vjeçar, ka bërë vetëm një start në sezonin 25/26, atë ndaj ekipit të ligës së dytë Grimsby Town në Carabao Cup. Mesfushori nuk ka nisur asnjë ndeshje në Premierligë që nga maji.

Ndërkohë, sulmuesi holandez Zirkzee renditet pas lojtarëve si Mbeumo, Matheus Cunha, Benjamin Sesko dhe Mason Mount në hierarkinë e Amorim.

Për shkak të mungesës së minutave të rregullta, të dy lojtarët janë lidhur me një largim nga “Old Trafford”, por sipas “The Sun”, të dy janë vendosur që të bllokohen nga largimi gjatë merkatos së dimrit.

Raportimi shton: “Manchester United është i gatshëm të bllokojë kërkesat e lojtarëve për largim në janar, për shkak të pritshmërisë për mungesë në skuadër”.

Gjatë periudhës së dimrit, Unitedi do të jetë pa lojtarë si Mbeumo, Amad Diallo dhe Noussair Mazraoui, të cilët pritet të marrin pjesë në Kampionatin Afrikan të Kombeve 2026.

Së fundmi, duke folur për mundësinë që Mainoo dhe Zirkzee të largohen në janar, Amorim tha: “E di që në klubin tonë gjithçka është shumë zhurmë. Duhet të ketë lajme. Lojtarët nuk po luajnë. Ata duan të luajnë. Ka një Botëror. Ka agjentë që dëgjojnë gjithmonë lojtarët duke folur. E kuptoj këtë, por ata janë lojtarët tanë dhe na duhet që të gjithë të kenë një sezon të mire”.

Unitedi rikthehet në aksionin e Premierligës këtë fundjavë, kur do të përballet me Nottingham Forestin e Sean Dyche në “City Ground” të shtunën pasdite