Nxënësit në pushim vjeshtor nga 29 deri më 31 tetor – mësimi rifillon, më 3 nëntor
Këtë javë, nxënësit e Kosovës do t’i largohen për pak ditë bankave të shkollës.
Sipas Kalendarit zyrtar të vitit shkollor 2025/2026, nga 29 deri më 31 tetor, ata do të kenë pushimin vjeshtor.
Pas këtij pushimi, procesi mësimor do të vazhdojë të hënën, më 3 nëntor, në të gjitha institucionet arsimore të vendit./Indeksonline/

