75 Mall Live Search
08:34 / E Martë, 28 Tetor 2025 / Z S

Rruga “Bob Doll” po zgjerohet, Rama: Kemi larguar ndërtesat ilegale dhe kemi shtu linjë shtesë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me mëngjes ka dalur për të parë punimet në rrugën “Bob Doll” në Prishtinë.

Ai ka thënë se në këtë zonë i kanë larguar ndërtesat ilegale dhe se po shtohet linjë shtesë.

“Mirëmengjesi Prishtina, gjendemi në rrugën ‘Bob Doll’ ku jemi duke bërë zgjerimin e rrugës, po ashtu këtu ka pasur numër të madh të ndërtesave ilegale që i kemi heq dhe kemi bërë zgjerimin, kemi vendosur trotuare të reja, kemi gërry asfaltin dhe kemi shtu një linjë shtesë me liru trafikun, kemi vendosur edhe semafora të ri atje për herë të parë në këtë udhëkryq që do t’i ndihmojë trafikut në kryeqytet”, tha Rama.

Ai theksoi se punët e mira po vazhdojnë në të gjitha pjesët e Prishtinës.

“Po vazhdojmë me punët e mira në të gjitha pjesët e kryeqytetit. Rruga është gërry tash, e në mbrëmje do të shtrohen shtresat e reja të asfaltit”, ka thënë ai më tutje në një video në rrjete sociale./Indeksonline/