75 Mall Live Search
08:57 / E Martë, 28 Tetor 2025 / Z S

Mosfunksionalizimi i Këshillit Ekonomiko-Social, SBASHK-u do ta padisë Muratin

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, është duke e përgatitur një padi ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

Ymeri tha se padia ka të bëjë me mosfunksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-Social.

“Jemi duke u konsultuar me Institutin e Kosovës për Drejtësi, ata e kanë një shërbim falas për shërbime juridike. Besoj që gjatë javës do ta kemi gati”, deklaroi ai.

“Ka të bëjë me mosfunksionalizimin gjatë këtyre tre vjetëve të Këshillit Ekonomiko-Social, që mendojmë se kjo i ka dëmtuar goxha shumë të punësuarit në Kosovë”, theksoi Ymeri/Indeksonline/