E reja 21-vjeçare “vdes e vetme” në qeli, familja shpërthen pas komenteve mizore
Një vajzë 21-vjeçare ka ndërruar jetë papritur brenda një burgu për gra në Tasmani – Australi, ndërsa familja e saj ka reaguar me dhimbje ndaj një komenti mizor në rrjetet sociale.
E reja, e identifikuar si Chelsea Bracken, ka humbur jetën të hënën në Mary Hutchinson Women’s Prison në Hobart. Autoritetet konfirmuan se bëhet fjalë për një “vdekje në paraburgim”, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Nuk dihet arsyeja e saktë pse Bracken ishte burgosur, por dokumentet gjyqësore të siguruara nga “Daily Mail Australia” tregojnë se ajo kishte mbi 100 paraqitje në gjykatat e Tasmanisë që nga viti 2023, transmeton IndeksOnline.
“Nuk e meritoje këtë, motra ime e bukur”!
Motra e saj, Felicity, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale:
“Të dua shumë Chelsea. Nuk e meritoje këtë, motra ime e bukur”!
Por më vonë ajo u detyrua të përgjigjej ndaj një përdoruesi që kishte bërë një koment të ftohtë dhe ofendues, duke thënë se vdekja e Chelseas do t’i kursente taksapaguesve “560 dollarë në ditë” — shifër që, sipas tij, mund të përdorej për ndërtimin e stadiumit të ri të AFL në Hobart.
“Lexoje situatën, ajo vdiq e vetme dhe e frikësuar”, ishte reagimi tjetër i motrës.
E tronditur nga komenti, Felicity reagoi publikisht:
“Lexoje situatën… Si ke kohë të flasësh për stadiumin? Je injorant. Nuk e kuptoj si nuk është e dhimbshme për njerëzit fakti që dikush ka vdekur i vetmuar në një qeli, i frikësuar. Jo të gjithë në burg janë vrasës sociopatë, dhe jo të gjithë meritojnë të jenë atje.”
Drejtoresha e Shërbimit të Burgjeve të Tasmanisë, Narelle Pamplin, shprehu ngushëllimet për familjen.
“Në emër të Shërbimit të Burgjeve të Tasmanisë, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe miqtë e të së ndjerës në këtë kohë të vështirë. Çështja do t’i referohet Koronerit për hetim, siç ndodh në çdo rast vdekjeje në institucione korrektuese”.
Pamplin tha se shërbimi nuk do të japë më shumë detaje derisa të përfundojë hetimi zyrtar.
Kush ishte Chelsea Bracken
Sipas raportimeve, Bracken kishte jetuar në rajonin Gippsland të Viktorias gjatë adoleshencës përpara se të zhvendosej në Tasmani.
Fotot e publikuara viteve të fundit tregojnë një vajzë të buzëqeshur, që kalonte kohë me miqtë, dilte për darka dhe festonte ditëlindjet e shoqeve.
Mary Hutchinson Women’s Prison, ku ndodhi tragjedia, është një burg me siguri të ulët, me rreth 45 shtretër, i vendosur në Risdon Vale.
Ndërsa familja përpiqet të përballet me humbjen, miqtë dhe të njohurit kanë mbushur rrjetet me mesazhe ngushëllimi.
“Pusho e qetë, Chels. Të duam” – shkroi një miku.
“RIP. Përgjithmonë 21,” – shtoi një tjetër.
“Më vjen keq, Chelsea B,” – shkroi një tjetër përdorues.
“Pusho në paqe, engjëlli im i ëmbël”.

