BMW-ja e Papës shitet për 156,000 euro
Një BMW R 18 Transcontinental me firmën e Papa Leo XIV u shit në një ankand në Monako për një shumë mbresëlënëse prej 156,000 eurosh.
Eventi, i organizuar nga RM Sotheby’s, i tejkaloi të gjitha pritjet dhe paratë e mbledhura do të shkojnë për organizatën Missio Austria për të ndërtuar një shkollë për fëmijë në Madagaskar.

E gjithë historia filloi në shtator të vitit 2025, kur grupi i motoçikletave “Jesus Bikers” udhëtoi më shumë se një mijë kilometra nga Gjermania në Romë për t’ia dhuruar motoçikletën Papës.
Në një ceremoni të mbajtur në sheshin “Shën Pjetri”, Papa bekoi motoçikletën dhe vendosi firmën e tij në rezervuarin e karburantit, duke e bërë atë një ekzemplar unik.

Pas kësaj, motoçikleta u ekspozua në BMW Welt në Mynih përpara se të shitej në ankand.
BMW R 18 transcontinental është një motoçikletë për udhëtime të gjata. E pajisur me një motor 1,802 cc, ajo ofron 91 kf në 4,750 rpm dhe 163 Nm çift rrotullues./Indeksonline/

