Kina gati të ngre në qiell dronin gjigant transportues
Kina ka prezantuar “Jiu Tian”, një transportues ajror gjigant pa pilot, i aftë të lëshojë njëkohësisht deri në 100 dronë. Ky sistem revolucionar synon të hapë epokën e luftërave autonome, ku njeriu nuk është më në fushëbetejë, por strateg para ekranit.
“Jiu Tian” ka një gjatësi prej rreth 25- metrash, mban deri në 16 tonë dhe rreze fluturimi prej 7.000 kilometrash në një lartësi prej 15.000 metrash, mbi shumicën e sistemeve mbrojtëse ekzistuese. Dronët që mbart quhen “kamikazë” ose “meroditës”, të aftë të veprojnë në formacione për sulme masive apo misione zbulimi, duke u bërë pothuajse të pandalshëm, shkruan A2 CNN-i.
Ky transportues ajror pritet të hyjë në shërbim gjatë këtij viti dhe falë arkitekturës së tij modulare mund të përshtatet për misione të ndryshme, nga sulmet ushtarake deri tek operacionet e shpëtimit.
Në reagim, Komisioni Evropian ka njoftuar krijimin e një strategjie të re për mbrojtje nga dronët, me synimin që “mburoja antidron” e BE-së të bëhet funksionale brenda një viti./Indeksonline/

