Makina britanike e shitur më shtrenjtë në Europë
Aston Martin e vitit 1961 do të bëhet shumë shpejt makina më e shtrenjtë britanike që shitet në Europë.
Ankandi do të zhvillohet në 13 korrik.
Aktualisht, makina më e shtrenjtë britanike e shitur në Europë është Bentley “Blower”, që u ble në vitin 2012 për 5.7 milionë euro. Ndërsa makina britanike e shitur më shtrenjtë në botë është Aston Martin DBR1 e vitit 1956, që u ble për 19.8 milionë euro në Kaliforni, vitin e kaluar.