Netanyahu urdhëron “sulme të fuqishme” mbi Gazë
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur të martën se ka urdhëruar ushtrinë të kryejë menjëherë “sulme të fuqishme” mbi Gazë, duke shënuar kështu një provë të re për armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja.
Netanyahu e ka bërë njoftimin menjëherë pasi Izraeli kishte thënë se Hamasi kishte hapur zjarr ndaj forcave izraelite në Gazën jugore.
Tensionet janë tashmë të larta pasi Hamasi ktheu një grup mbetjesh që Izraeli tha se i përkisnin një trupi të një pengu izraelit, eshtra të të cilit ishin dorëzuar më parë gjatë luftës.
Armëpushimi në Gazë, i arritur sipas planit 20-pikësh të presidentit amerikan, Donald Trump, ka hyrë në fuqi më 10 tetor.
Më 19 tetor, Izraeli dhe Hamasi kanë thyer armëpushimin. Izraeli kishte sulmuar jugun e Gazës, me pretendimin se grupi militant palestinez kishte sulmuar ushtrinë e tij, megjithëse Hamasi e kishte mohuar përfshirjen.
Armëpushimi ishte rikthyer të nesërmen, më 20 tetor.
Disa prej zyrtarëve më të lartë amerikan, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio, kanë qëndruar në Izrael javën e kaluar, në përpjekje për të ruajtur armëpushimin.

