Aksi kryesor tek ura në Rogovë u finalizua, Gjini ndanë pamjet
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka ndarë disa pamje të rrugës së përfunduar tëk ura në Rogovë të Gjakovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se të tjera projekte, të tjera rrugë komunikimi, të tjera premtime të mbajtura.
“Kjo është puna jonë — të ecim përpara, të plotësojmë nevojat e qytetarëve dhe të ndërtojmë vizionin që u takon gjeneratave që vijnë”, ka shkruar Gjini, raporton IndeksOnline.
Postimi i Plotë:
Të tjera projekte, të tjera rrugë komunikimi, të tjera premtime të mbajtura! 🚧✨Aksi kryesor tek Ura në Rogovë u finalizua, ndërsa në dhjetë akse të tjera kanë nisur punimet me ritëm të lartë! Në Demjan, Lipovec e Gërçinë, projektet po marrin formë çdo ditë, duke lidhur njerëzit dhe krijuar mundësi të reja.🌟 Kjo është puna jonë — të ecim përpara, të plotësojmë nevojat e qytetarëve dhe të ndërtojmë vizionin që u takon gjeneratave që vijnë!

