75 Mall Live Search
08:55 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / G T

Ndeshje interesante sot në Superligë, vëmendja në “Zahir Pajaziti”

Sot zhvillohen tri ndeshje të fundit të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Takimi më interesant është ai mes Llapit dhe Prishtinës që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Indeksonline

Ndeshje e mirë pritet të jetë edhe ajo mes Drenicës dhe Dritës. Kurse ajo e fundit do jetë mes Ferizaj dhe Prishtinës së Re.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00./Indeksonline/