75 Mall Live Search
10:02 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / H F

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, temë në takimin e Osmanit me presidentin bullgar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Riad, ka takuar homologun e saj bullgar, Rumen Radev.

E para e shtetit ka bërë të ditur se në takimin me Radev, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

“Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, është një mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tona euroatlantike. Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar presidentja