Rëndësia e VAR-it u pa mbrëmë, kjo penallti skandaloze u akordua në ndeshjen St. Pauli – Hoffenheimi
Skuadra e St. Paulit u kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti pas penalltive Hoffenheimin.
Në fakt, skuadra vendase ishte shumë pranë eliminimit, pas një gabimi trashanik të gjyqtarit, shkruan Indeksonline
Në minutën e 107-të të vazhdimeve, Kramariq shënoi nga penalltia për 1:2.
Një penallti e paqenë u dha për ekipin kundërshtar. Ishte mbrojtësi i St. Paulit që ndali topin me dorë, por që e kishte të ngjitur dhe me rregulla kjo nuk është 11-metërsh.
Por, në mungesë të sistemit VAR në ndeshjet e kupës, kjo penallti u quajt si e vlefshme.
Në sekondat e fundit, St. Pauli mori ndihmën e zotit, duke shënuar golin e barazimit në 2:2 dhe duke fituar pastaj nga penalltitë./Indeksonline/

