75 Mall Live Search
15:10 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / L A

Kurti në Paris: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të vetë Evropës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris mori pjesë në një diskutim të organizuar nga instituti francez Jacques Delors, ku u trajtua situata gjeopolitike në Evropë dhe ndikimi i Ballkanit Perëndimor.

Në tryezë ishte i pranishëm edhe i dërguari i posaçëm francez për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.

Kurti tha se diskutimet përfshinë çështje të mbrojtjes, të drejtave të njeriut dhe zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Më pas, në darkën e organizuar nga Qarku Diplomatik i Parisit, ai theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve, si dhe se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interesin ekonomik dhe të sigurisë së vetë BE-së.