Pas katër humbjeve radhazi, më në fund këndellet Drenica… fiton ndaj Dritës
Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore të madhe në javën e 11-të në Superligë.
“Kuqezinjtë” kanë fituar 3:1 ndaj Dritës, shkruan Indeksonline
Golat për ekipin e Bylbyl Sokolit i shënuan: Chacon (2) dhe Uka.
Me këtë fitore, Drenica shkon në kuotën e 14 pikëve në pozitën e 6-të, kurse Drita mbetet në pozitën e 4-të me 17 pikë./Indeksonline/

