Kurti takon kryediplomatin finlandez, diskutojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar takim me Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, Johannes Koskinen.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Kurti theksoi se vendi ynë ka përjetuar progres demokratik dhe rritje ekonomike gjatë këtij mandati qeverisës.
Po ashtu Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës në zbatimin e reformave në kuadër të agjendës evropiane dhe Planin e Rritjes të BE-së si dhe avancimin në integrimin evropian përgjatë katër viteve të fundit.
Kurti falënderoi Finlandën për mbështetjen ndaj Kosovës në lidhje me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Ai shprehu synimet për integrim në BE dhe NATO, gjersa vlerësoi edhe përkrahjen e Finlandës në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

