Njohja nga Siria, reagon Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar njohjen e Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si rezultat të bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë
Ai ka vlerësuar punën e Presidentes Vjosa Osmani në këtë arritje, që e çon numrin e njohjeve të Kosovës në 120 shtete.
Haradinaj theksoi se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah botës demokratike dhe aleatëve të saj.

