Ferizaj: Përleshja mes qenve rezulton me lëndimin e një personi
Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi u kafshua nga një qen.
Rasti ka ndodhur dje, në Prelez të Jerlive, shkruan IndeksOnline.
Sipas dëshmisë së viktimës, qeni i tij u sulmua nga disa qenë të dy pronarëve.
Në përpjekje për t’i ndarë kafshët, viktima u kafshua në disa pjesë të trupit, nga një prej qenve të të dyshuarve.
“Njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në ajër me qëllim për t’i zmbrapsur larguar qentë dhe kishte kanosë viktimën. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë fisheku të pushkës së gjuetisë, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie me leje dhe 9-copë fishekë të pushkës së gjuetisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën me dije se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, teksa të dyshuarit janë liruar, pas intervistimit./IndeksOnline/

